Shkëndija hedh sytë nga Skënderbeu, tenton një titullar

schedule15:17 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 15:17 - 31 Dhjetor, 2019

Shkëndija e Tetovës kërkon një mbrojtës qendre dhe kuqezinjtë sytë i kanë hedhur në Superiore. Kjo edhe prej faktit që drejtohen nga Ernest Gjoka, i cili i njeh mirë lojtarët këndej. Bruno Dita është objektivi i kuqezinjve.

Lojtari i Skënderbeut, i cili njihet si mesfushor, kërkohet edhe për qendrën e mbrojtjes. Që vjet ai është aktivizuar me korçarët në prapavijë dhe në Tetovë e duan pikërisht për atë pozicion. Gjithsesi do të duhet që Dita, ose Shkëndija të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubi bardhekuq.

Futbollisti 26-vjeçar është nën kontratë. Ai po luan sezonin e tretë me Skënderbeun, ndërkohë që më parë është aktivizuar edhe me Dinamon, Besën dhe Teutën. Kudo ai ka qenë titullar fiks, madje ka provuar edhe të gjejë shpesh rrugën e rrjetës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!