Një shkëndijë elektrike ka përfunduar me djegien e një banese të komunitetit rom në Berat. Nga rënia e zjarrit është djegur totalisht banesa e Petrit Brahimajt.
E gjithë banesa bashkë me orenditë dhe gjithçka kishte brenda është shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja ku po bën të mundur fikjen e flakëve./ Abcnews.al