Një shkëndijë elektrike ndezi qiellin mbrëmjen e sotme në Librazhd. Por cfarë ndodhi? Drejtori i Tensionit të Lartë, Adriatik Kupi shpjegoi ngjarjen për “ABC”.
Ai tha se shkëndija nuk ka lidhje me vendosjen e transformatorit të ri që u bë sot në qytetin e Librazhdit.
Sipas tij, shkëndija ka ndodhur në një shtyllë të tensionit të ulët, jo në vendin që u vendos transformatori i ri, por në krahun tjetër të qytetit dhe nuk ka asnjë pasojë.
/abcnews.al/