Shkëndija e Tiranës është eliminuar nga UEFA Youth League. 19-vjeçarët kryeqytetas kanë luajtur sot ndeshjen e kthimit përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol, sfidë që është mbyllur me rezultatin e përgjithshëm, 4-1.
Ekipi moldav triumfoi në Shqipëri me rezultatin 1-3, ndërsa në takimin e sotëm, janë mjaftuar me një fitore minimale 1-0. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi mbrojtësi i djahtë, Valeriu Gaiu, në minutën e 32-të të sfidës.
Shkëndija e Tiranës largohet kështu nga UEFA Youth League, duke mos arritur të fitojë asnjëherë nga ndeshjet kundër Sheriff Tiraspolit, që në fund rezultoi një ekip shumë i fortë për të besuarit e Ervin Bulkut./abcnews.al
UEFA Youth League, Play Off
Shkëndija Tiranë – Sheriff Tiraspol 1-0 (3-1)
Gaiu 32′
Formacionet e sfidës:
Sheriff: Cioban, Gaiu, Conohov, Ignatov, Plesco, Covenco, Macalici, Cescenov, Ojehosvchi (Picus 76′), Gliga (Hodor 90′), Danilov (Covali 90′). Trajner: S. Makharadze
Shkëndija: Memlika, Konomi, Lena, Culli, Marku, Demaj, Cekolli (Shqalshi 90′), Ajazi, Sulovari (Qendraj 90′), Miraka, Vokrri. Trajner: E. Bulku