Rubin Hebaj ndërpreu bashkëpunimin me Teutën dy ditë më parë. Sulmuesi shkodran ka dalë lojtarë i lirë, teksa nuk i mungojnë ofertat nga Superiorja, IPKO Superliga e Kosovës dhe skuadrat e Maqedonisë së Veriut.
Infosport.mk raporton se Shkëndija e Tetovës është afër arritjes së akordit me 22-vjeçarin. Edhe pse në moshë të re, Hebaj ka eksperiencë, pasi është aktivizuar me Vllazninë, Partizanin, Teutën, Domzale (Slloveni) dhe Vorskla Poltava (Ukrainë).
Kuqezinjtë nga Tetova nuk kanë bërë asnjë përforcim deri tani, teksa pak ditë më parë shitën Valon Ahmedin në Bjellorusi. Shkëndija renditet në vend të parë në kampionatin maqedonas dhe Hebaj është gati të japë kontributin e tij për ekipin e Ernest Gjokës. /abcnews.al