Shkëndija e Tetovës luajti sot në transfertë kundër Vardarit, ku mori një fitore të thellë 1-5. Të besuarit e Ernest Gjokës, bënë një ndeshje perfekte dhe nuk e vunë në diskutim asnjëherë fitoren.
Poplaztnatov shënoi i pari për Vardarin, ndërsa më pas, Shkëndija u hodh e gjitha në sulm, duke shënuar 5 gola me anë të Ramadanit, Ahmedit (x2), Ibraimit dhe Totre.
Me këtë triumf, të besuarit e Ernest Gjokës ngjitën në kuotën e 21 pikëve pas 9 javëve të zhvilluara, në krye të tabelës. Favoritë absolutë për titullin kampion!/abcnews.al
?️ ÇKEMI ?! pic.twitter.com/m06IyETsTP
— Shkëndija Football Club (@fcshkendija) October 17, 2020