Shkëndija dhe Shkupi u përballën sot në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Shkëndijës në minutat shtesë, falë golit të Dashmir Elezit.
Në të dytën Shkupi erdhi me një version më sulmues dhe arriti të ndëshkojë kuqezinjtë, duke shënuar me Ilirid Ademin në minutën e 52-të. Minutat e mbetura të ndeshjes prodhuan lojë, por jo gola, me skuadrat, që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Në ndeshjen tjetër mes shqiptarëve Struga arriti të dalë fitimtare me shifrat 1-0 ndaj Renovës. Ish-talenti i Tiranës, Klinsman Cake vendosi sfidën me golin e tij në minutën e 34-t.
Me këto rezultate Shkëndija mban vendin e parë me 26 pikë, teksa në vendin e dytë renditet Shkupi me dy pikë më pak. Struga mban vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa në pozitë të vështirë është Renova, që renditet e parafundit me vetëm 8 pikë. /abcnews.al