Ishte padyshim një rezultat shokues. Shkëndija nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese, të Conference League, teksa u mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, nga armenët e Noah, në “shtëpinë” e këtyre të fundit.
“Kuqezinjtë” e Tetovës pësuan dy herë në fundin e pjesës së dytë pasi vendësit kryen zëvendësimet duke rifreskuar skuadrën, teksa fillimisht shënoi Gregorio, në minutën e 81’-të, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë, Pablo dyfishoi shifrat për të qëndruar me “një këmbë” në fazën tjetër.
Tashmë, për Shkëndijën nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse të luftojë maksimalisht në sfidën e kthimit në shtëpi, ku do të nevojiten minimalisht dy gola, për të patur mundësinë të garojnë, për një “biletë” që do i kualifikonte në fazën e dytë të kualifikueseve evropiane. /i.m /abcnews.al