Shkencëtarja bën llogaritjet: Kush sëmuret më rëndë nga koronavirusi

schedule20:36 - 6 Maj, 2020

schedule 20:36 - 6 Maj, 2020

Personat që ekspozohen ndaj një doze më të lartë të koronavirusit, kanë gjasa të sëmuren më rëndë prej tij.

Kjo është bërë e ditur nga shkencëtarja Lucy Yardley, nga universiteti i Bristol. Ajo ka thënë se “ngarkesa virale” luan një rol të madh në mënyrën se si do të jetë ecuria e sëmundjes në vijim.

Kjo do të thotë se dikush i infektuar në mënyrë indirekte duke prekur një dorezë derë mund të përfundojë me simptoma më të buta sesa dikush që thith kollën e një personi të infektuar.

Yardley shton se kjo shpjegon pse kaq shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, të cilët janë në kontakt me pacientët e sëmurë rëndë, janë bërë viktima të epidemisë.

Ekspertja  paralajmëroi se virusi mund të jetë më vdekjeprurës nëse përhapet në mes familjarëve që ndodhen në të njëjtën shtëpi për shkak të kontakteve të ngushta e të zgjatura mes tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!