Shkencëtari: Pse imuniteti i tufës është një fantazi, nuk ka “shpëtim” nga Covid-19

schedule15:35 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:35 - 23 Qershor, 2020

Ndërsa disa vende të botës po përballen që tani me një valë të dytë infektimesh koronavirusi, në SHBA është vënë re po ashtu se virusin po e marrin edhe të rinjtë.

Tashmë njerëzit po i mbajnë shpresat tek ai që quhet “imuniteti i tufës”, por shkencëtari dhe autori William Haseltine u shpreh të martën se koronavirusi është kompleks.

“Unë them që këtë virus ‘ti e merr dhe turpi jot e harron.’ Ky nuk është një virus standard ndaj të cilit mund të fitohet imuniteti i tufës. Nuk ka prova të imunitetit të tufës për viruset korona. Nuk ekziston,” Haseltine u shpreh gjatë një daljeje në një program të CNN.

Ai vazhdoi më tej: “Çdo vit, të katër Koronaviruset kthehen dhe na japin ftohje…Nëse merrni një prej tyre, mund të shkaktojë të njëjtën sëmundje vitin që vjen. Ne e dimë nga studimet që imuniteti i fituar mund të zbehet në dy muaj. Nuk zhduket, por zbehet në një periudhë kaq të shkurtër. Pra, nuk ekziston diçka e tillë si imuniteti i tufës. Është një fantazi. Ndodh për disa viruse. Nuk duket sikur do të ndodhë për këtë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!