Shkencëtari kinez: Covid-19 mund ta ketë origjinën nga njerëzit

schedule14:08 - 10 Prill, 2023

schedule 14:08 - 10 Prill, 2023

Një studiues kinez në Universitetin e Teknologjisë Kimike të Pekinit, Tong Yigang, ka dalë në përfundimin se koronavirusi mund ta ketë origjinën nga njerëzit, shkruan CNN

Shkencëtari kreu një studim në të cilin më shumë se 1300 mostra të ngrira të kafshëve dhe mjedisit u morën në tregun e Ëuhanit, midis janarit 2020 dhe marsit 2020.

Studiuesi izoloi tri lloje të virusit nga mostrat mjedisore dhe zbuloi se mostrat ishin “pothuajse identike” me ato nga pacientët që ishin infektuar me COVID-19, duke sugjeruar se virusi mund të ketë origjinën te njerëzit, sipas Tong, i cili gjithashtu vuri në dukje se nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se koronavirusi e kishte origjinën nga kafshët.

Një studiues tjetër nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Zhou Lei, i kërkoi Tong-ut bashkëpunim për të gjetur origjinën e COVID-19, duke vënë në dukje se vendi ku u zbulua virusi për herë të parë, në tregun e Ëuhan, mund të mos jetë domosdoshmërisht aty ku e ka origjinën, raporton abcnews.al.

Në këtë mënyrë, CDC kineze ka hedhur poshtë akuzën e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një mungesë të pretenduar transparence në lidhje me dhënien e informacionit mbi origjinën e koronavirusit dhe ka akuzuar edhe një herë agjencinë e OKB-së se vepron në shërbim të interesave politike kundër Pekinit.

Kina në të kaluarën është kritikuar se ka bllokuar hetimet ndërkombëtare për origjinën e virusit. Në fillim të kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ende nuk kishte të dhëna kryesore nga Kina në lidhje me fillimet e shpërthimit.

Megjithatë, Kina vazhdimisht pohon se ka qenë transparente dhe bashkëpunuese me OBSH-në. Debatet rreth origjinës së virusit u rikthyen edhe njëherë në vëmendjen e të gjithë gjatë kohëve të fundit pas një vlerësimi muajin e kaluar nga Departamenti Amerikan i Energjisë, duke theksuar faktin se origjina e virusit ka të ngjarë të jetë nga rrjedhje laboratorike.

Të shtunën, Zhou hodhi poshtë teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke thënë se është e pamundur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!