Shkencëtarët zbulojnë si të prodhojnë energji elektrike nga “ajri”

schedule14:58 - 11 Korrik, 2023

schedule 14:58 - 11 Korrik, 2023

Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë që konverton ajrin në energji elektrike, duke zhbllokuar një burim pothuajse të pakufishëm të energjisë së pastër.

Një ekip nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, zbuloi se një enzimë që konsumon hidrogjen nga një bakter i zakonshëm i tokës ishte në gjendje të gjenerojë një rrymë elektrike duke përdorur atmosferën si burim energjie.

Sipas studiuesve, enzima, e quajtur Huc, rezulton të jetë e qëndrueshme dhe jashtëzakonisht efikase në krijimin e energjisë nga ajri.

Eksperimentet zbuluan se është e mundur të ruhet enzima Huc  për periudha të gjata në temperatura të ulëta deri në 80 gradë Celsius pa humbur fuqinë e tij për të gjeneruar energji elektrike.

Aplikimet e hershme të enzimës Huc si “bateri natyrore” përfshijnë pajisje të vogla me energji, që shërbejnë si një alternativë ndaj pajisjeve me energji diellore citon The Indipendent.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!