Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një lloj të rrallë kandili deti me 24 sy dhe është helmues, pickimi i tij mund të shkaktojë vdekjen.
Krijesa misterioze, e cila është 10 centimetra në madhësi, u zbulua në liqenin Mai Po të Hong Kongut dhe ka tre tentakula. 24 sytë e tij janë të ndarë në tre oktava dhe toksina që sekreton mund të bëjë që njeriu të vdesë në vetëm pak minuta.
Lloji i ri i kandilit të detit lidhet drejtpërdrejt me kandilin e detit australian, i cili njihet për veprimin e tij vdekjeprurës.
Një ekip nga Universiteti Baptist i Hong Kongut studioi kandilat e detit për tre vjet derisa arritën të “deshifrojnë” vetitë e tij.
“Lloji është zbuluar në ekosistemin e liqenit Mai Po,” tha kreu i kërkimit Qiu Jianwen, i cili nuk përjashtoi ekzistencën e tij diku tjetër.