Shkencëtarët optimistë: Omicron transmetohet shpejt, por shkakton simptoma të lehta

schedule22:45 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 22:45 - 7 Dhjetor, 2021

Shkencëtarët janë optimistë  rreth gjetjeve të fundit për variantin “Omicron” që po përhapet nëpër botë. Edhe pse transmetueshmëria e këtij varianti duket të jetë e lartë, simptomat që ai shkakton janë të buta.

Sipas shkencëtarëve, simptomat janë të ngjashme me ato të një ftohti të lehtë, ndërsa shumica e pacientëve janë asimptomatikë ose nuk kanë nevojë për trajtim. Siç tregojnë edhe shifrat, Omicron po përhapet shumë shpejt dhe me shumë mundësi së shpejti do të zëvendësojë Deltën.

“Ne kemi një variant që mund të zhvendosë një lloj më agresiv, siç është Delta, dhe në skenarin më të mirë, të evoluojë në një virus që do të dukej si një ftohje e zakonshme, “tha Paul Ofit, një anëtar i Komitetit të Vaksinimit në SHBA.

Në të njëjtën kohë, studiuesit amerikanë raportojnë se mutacioni i ri ka nxjerrë material gjenetik nga ftohja e zakonshme.

“Varianti Omicron ndoshta ka fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke mbledhur një pjesë të materialit gjenetik nga një virus tjetër – ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme. Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë dhe shkakton vetëm sëmundje të butë ose asimptomatike. ”, tha një analisti i të dhënave në SHBA. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!