Shkencëtarët: Ngrohja globale mund të ndalojë nëse zerohen emetimet e gazrave

schedule15:50 - 7 Janar, 2021

schedule 15:50 - 7 Janar, 2021

Bota mund të jetë duke shkuar drejt katastrofës klimatike por eliminimi i shpejtë i emetimeve të gazrave do të thotë se temperaturat globale mund të stabilizohen brenda vetëm disa dekadave, sipas shkencëtarëve.

Për shumë vite është supozuar që ngrohja e mëtejshme globale do të vazhdonte për breza me radhë, edhe nëse emetimet do të zvogëloheshin me shpejtësi.

Modelet e klimës të zhvilluara nga shkencëtarët për temperaturat e ardhshme bazoheshin në një përqendrim të caktuar të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Nëse kjo do të mbetej në nivelin aktual, do të kishte një katastrofë të klimës, me temperatura që vazhdojnë të rriten edhe nëse emetimet zvogëlohen. Por arritja e emetimeve neto zero ka dhënë shpresa se ngrohja mund të kufizohet më shpejt. Më shumë se 100 vende janë zotuar të arrijnë zero emetime deri në vitin 2050./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!