Shkencëtarët në Kanada “izolojnë” koronavirusin

schedule14:10 - 14 Mars, 2020

schedule 14:10 - 14 Mars, 2020

Një ekip hulumtuesish në Kanada ka izoluar me sukses sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes Koronavirus 2 (SARS-COV-2), përgjegjës për COVID-19.

Kjo arritje nënkupton se studiuesit që janë duke kërkuar të testojnë metodat e trajtimit, terapitë dhe vaksinat, tani kanë burime kanadeze që mund të ofrojnë qasje në patogjenin global, pa qenë e nevojshme që ata të ndërmarrin hapin komplikues të transportimit të virusit të gjallë përtej kufijve ndërkombëtarë.

Ekipi kanadez përfshin studiues nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, Universiteti McMaster dhe Universiteti i Torontos.

Sipas një njoftimi të dhënë , izolimi është rezultat i një “bashkëpunimi të shpejtë” midis institucioneve, të cilët ishin në gjendje të kulturonin virusin në fjalë nga dy ekzemplarë klinikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!