Një mjek ekzaminues në Tajlandë ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirusin nga një pacient i pajetë. Punonjësi i mjekësisë ligjore u infektua në Bangkok në atë që mendohet të jetë rasti i parë i tillë kudo në botë.
Studiuesit paralajmëruan në një shkrim të botuar në “Journal of Forensic and Legal Medicine” që punonjësit mjeko-ligjorë duhet ta ruajnë shumë mirë veten, shkruan abcnews.al
Organizatat shëndetësore të tilla si OBSH u kanë bërë thirrje personave që trajtojnë trupat e vdekur që të jenë të kujdesshëm sepse akoma nuk është kuptuar plotësisht se si përhapet virusi.
Që pas përhapjes se pandemisë, për mjekët që merren me trupat e pajetë është kërkuar që të jene të mbrojtur duke veshur kostumin special, dorezat, syzet dhe maskat.
Gjithashtu është kërkuar që “procedura e dezinfektimit e përdorur në dhomat e operacionit mund të zbatohet edhe në njësitë patologjike / mjekoligjore.” /abcnews.al/