Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë inovative që rinon me 30 vjet lëkurën

schedule18:39 - 11 Prill, 2022

schedule 18:39 - 11 Prill, 2022

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët kanë arritur të rikthejnë rininë me 30 vjet dhe ky është lajmi i mirë i ditës.

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zhvilluar një metodë për të kthyer kohën pas në qelizat e lëkurës, deri në 30 vjet. Ky është një evolucion, krahasuar me metodat më të vjetra të riprogramimit, me qelizat që ruajnë funksionin e tyre të pandryshuar.

Ata tani mund të rivendosin pjesërisht funksionin e qelizave të vjetra dhe të rinovojnë moshën e tyre biologjike. Eksperimentet e kryera në një plagë të lëkurës, qelizat që u rinovuan, silleshin sikur të ishin krijuar. Kjo dëshmon, sipas shkencëtarëve, se kjo metodë mund të përdoret edhe në lloje të tjera qelizash.

“Ky eksperiment na jep një lajm të madh. Ne do të jemi në gjendje të identifikojmë gjenet që rigjenerohen pa riprogramim dhe t’i synojmë ato për të reduktuar efektet e plakjes. Një horizont i madh terapeutik sapo është hapur,” tha studiuesi kryesor Profesor Wolf Reik.

Ndërsa njerëzit plaken, aftësia e qelizave për të funksionuar zvogëlohet. Qëllimi i kësaj metode është riparimi ose rigjenerimi i këtyre qelizave. Gjëja më e rëndësishme këtu është që identiteti i qelizave të mos fshihet, por të rinovohet. Kjo do t’i hapë rrugën mjekësisë dhe trajtimeve të mundshme për sëmundje të rënda, pasi tashmë duket se ka një efekt në gjenet që lidhen me sëmundjet degjeneruese, si Alzheimer./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!