Shkencëtarët e Harvardit pretendojnë se kanë zbuluar mbetje të UFO-ve

schedule08:51 - 5 Korrik, 2023

schedule 08:51 - 5 Korrik, 2023

Shkencëtarët thonë se fragmente të vogla metalike të gjetura nga një objekt ndëryjor që u përplas në Oqeanin Paqësor duket se janë me origjinë artificiale.

Sipas Daily Mail, dy profesorë të Harvardit zbuluan 50 sfera hekuri pasi gjetën objektin, të quajtur më vonë IM1, në brigjet e Papua Guinesë së Re javën e kaluar si pjesë e një misioni kërkimor nënujor prej 1.5 milionë dollarësh.

Analiza e re laboratorike e sferave metalike zbulon se ato kanë një sipërfaqe të parregullt dhe janë më të fortë në kohezionin e tyre se çdo meteorit i prodhuar në mënyrë natyrale, sipas profesor Avi Loeb, ish-kryetar i departamentit të astronomisë në Harvard, i cili drejtoi kërkimin.

Profesori Loeb, i cili është quajtur “gjuetari i alienëve të Harvardit”, tha për DailyMail.com: “Kjo përbërje është anormale në krahasim me lidhjet antropogjene, asteroidët e njohur dhe burimet e njohura astrofizike.

Profesorët e Harvardit thonë se gjetjet e tyre të reja mbështesin mundësinë që IM1 të ishte me “origjine artificiale” dhe madje nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë pjesë e një “anije kozmike” të ndërtuar nga alienët.

IM1 duroi katër herë presionin që normalisht do të shkatërronte një meteorit të zakonshëm prej metali hekuri, ndërsa ai lëvizte nëpër atmosferën e Tokës me 100,215 milje në orë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!