Një test i ri për koronavirusin që mund t’i nxjerrë rezultatet “brenda një minute”, është në zhvillim e sipër nga shkencëtarët britanikë.
Kjo teknologji, e cila u zhvillua fillimisht si pjesë e një projekti të njohur si TOXI-Triage, përdorë frymëmarrjen e pacientit për të dalluar në mënyrë shumë të shpejtë Covid-19 nga sëmundjet e tjera respiratore.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën The Lancet’s EclinicalMedicine, mund të përmirësojnë në mënyrë dramatike përvojën e marrjes së një testi koronavirus si dhe “të luajnë një rol në rifillimin e ekonomisë”.
Studiuesit u shprehën se zbulimi i tyre, i publikuar në revistën EclinicalMedicine të Lancet, mund të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme procesin e testimit për koronavirusin, si dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë.
I udhëhequr nga Universiteti Loughborough, projekti TOXI-Triage nisi katër vjet më parë me synimin për të përcaktuar mënyrat më efektive për të dhënë vlerësime mjekësore dhe toksikologjike për viktimat e një ngjarjeje kimike, biologjike, radioaktive ose nukleare.
Ekipi i përfshirë në projekt rivendosi disa nga teknologjitë ekzistuese për të hartuar një test frymëmarrjeje për Covid-19. s.b/abcnews.al/