Studiuesit besojnë se do të gjejnë alienë në planete të ndryshme brenda dhjetë deri në 20 viteve të ardhshme.
Një grup i veçantë ekspertësh nga Britania e Madhe, SHBA dhe Zvicra, i quajtur Federata Origins, u nisën të shtunën për të kërkuar jetë jashtëtokësore.
Ata thonë se teleskopët modernë mund të zbulojnë atmosferat në botët e largëta me gazra të emetuara nga gjallesat, si oksigjeni. Dr Emily Mitchell, nga Universiteti i Kembrixhit, u shpreh: ” Për momentin ne kemi vetëm një biomarker, këtu në Tokë. Por në dhjetë deri në 20 vjet mund të kemi mijëra”.
Federata Origins me bazë në Uashington tha se gjithashtu shpreson të ” fillojë të gjejë përgjigje për origjinën e jetës”. Shkencëtarët kanë identifikuar tashmë 5000 planetë që rrotullohen rreth diellit brenda galaktikës sonë.
Dr Mitchell shtoi: Nëse keni oksigjen, ujë dhe metan, mund të thoni, po, këto janë padyshim shenja jete.”/abcnews.al