Një grup i vogël i ishujve vullkanikë në zinxhirin Aleutian të Alaskës mund të jetë pjesë e një vullkani gjigand të vetëm të pazbuluar, thonë shkencëtarët. Ata analizuan aktivitetin sizmik, emetimet e gazeve, matjet e gravitetit dhe gjeokiminë në rajonin përreth gjashtë ishujve.
Gjetjet e tyre lanë të kuptohet se aktiviteti në stratovullkanet mund të gjurmohet në një burim shumë më të madh, “një kaldera e madhe, e panjohur më parë që është fshehur kryesisht nga depozitat e fundit dhe oqeanit përreth”, raportuan studiuesit.
Ishujt Aleutian është një arkipelag me dhjetëra ishuj, që përmban 40 vullkane aktive dhe 17 joaktive. Këto vullkane e tërheqin fuqinë e tyre shpërthyese nga rezervuarët e magmës me madhësi mesatare nëntokësore. “Nëse konfirmohet, ky do të ishte supervullkani i parë në ishujt Aleutiane që fshihet poshtë ujit.”, tha studiuesi John Power. /abcnews.al