Studiuesit në Illinois dhe Teksas kanë identifikuar një “nano-flluska” natyrore që përmban proteinën ACE2 në gjakun e pacientëve me COVID-19 që mund të bllokojnë infeksionin e COVID-19.
Proteina vepron si një “karrem” për SARS-CoV-2 në trup dhe mund të jetë një qasje e re për parandalimin dhe trajtimin e shtameve ekzistuese dhe të ardhshme të koronavirusit dhe viruseve të tjerë që mund të shfaqen në të ardhmen.
Studimi i ri është i pari që tregon se proteinat ACE2 mund të “luftojnë” variantet e reja të SARS-CoV-2 me efikasitet të ngjashëm ose më të madh në krahasim me llojin origjinal të virusit.
Studiuesit zbuluan se “nano-flluska” ACE2 gjendet në gjakun e njeriut si pjesë e përgjigjes natyrale të trupit ndaj virusit.
Këto nano-flluska veprojnë si “karrem” që tërheqin SARS-CoV-2 afër tyre, duke e hequr atë nga qelizat njerëzore që përdor virusi për të hyrë. Kështu, kapet nga ACE2 në mënyrë që virusi të mos hyjë në qeliza. Pasi virusi kapet duke u bërë i padëmshëm ose mund të vritet nga një qelizë makrofag e sistemit imunitar. Në çdo rast nuk mund të infektojë më qelizat.
“Bukuria e ACE2 është “superfuqia” që ata kanë për të bllokuar shumë lloje të ndryshme të koronavirusit, duke përfshirë SARS-CoV-2, madje edhe koronaviruset e ardhshme SARS nga infektimi i njerëzve” u shpreh Dr Huiping Liu./ Abcnews.al