Leroy Sane vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Bayern Munchen. Ditën e djeshme doli lajmi që drejtuesit e klubit gjerman i ofronin Manchester City shërbimet e David Alaba për të siguruar sulmuesin e majtë.
Një shkëmbim që është hedhur poshtë nga Karl-Heinz Rummenigge. CEO i Bayern ka lëshuar një batutë për TZ në lidhje me zërat që flasin për një shkëmbim Sane-Alaba.
“Më duhet të them që më duket si një përrallë nga vëllezërit Grimm, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Askush nuk e di se kur do të përfundojë emergjenca, kështu që nuk e kemi mendjen te merkato”, deklaron Rummenigge. /abcnews.al