Shkëmbimi i “çmendur”, “Djajtë” kërkojnë në “Old Trafford” ish-sulmuesin e Inter

schedule18:39 - 5 Nëntor, 2023

schedule 18:39 - 5 Nëntor, 2023

Në gushtin e vitit 2022, Manchester United pagoi plot 95 milionë euro për të transferuar në “Old Trafford” nga holandezët e Ajax, “fantazisti” brazilian, Antony, mirëpo pavarësisht se pritshmëritë ishin të jashtëzakonshme sulmuesi ka zhgënjyer dhe këtë sezon në 11 paraqitje ende nuk ka asnjë gol apo asist në llogarinë e tij.

Për këtë aryse, bordi i “Djajve” po mendon një tjetër opsion për 23-vjeçarin. Ideja është ajo e shkëmbimit të Antony me sulmuesin e Flamengo, Gabriel Barbosa të njohur ndryshe si Gabigol, teksa shpresohet se në vendlindjen e tij, Antony do të kishte kohën e duhur për të rigjetur versionin e tij më të mirë.

Në anën tjetër, Gabigol e ka me shumë dëshirë rikthimin në Evropë pasi aventura te Benfica dhe sidomos ajo tek Inter nuk lanë një shije të mirë dhe tekniku Erik ten Hag duket se ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje, që gjithsesi duhet theksuar se për momentin është vetëm një ide dhe nuk ka hapë konkretë të ndërmarrë nga palët e përfshira. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!