Merkato e janarit është drejt fundit dhe tashmë klubet po mendojnë lëvizjet e fundit. Ideja më e fundit nga Seria A është shkëmbimi i Lucas Paqueta me Federico Bernardeschi. Milan dhe Juventus po projektojnë këtë transferim mes tyre, pasi që të dy lojtarët kanë kërkuar largimin.
Bernardeschi erdhi në Torino në verën e 2017 nga Fiorentina, por me skemat e trajnerit Sarri italiani ka mbetur jashtë formacionit bardhezi. 25-vjeçari kërkon më shumë minuta lojë, duke parë dhe afrimin e Euro 2020.
E njëjta situatë është dhe me brazilianin e Milanit. Paqueta ka disa ndeshje që nuk aktivizohet qoftë dhe një minutë nga trajneri Pioli. Madje në ndeshjen e fundit kundër Brescias, trajneri as nuk e kishte grumbulluar mesfushorin. Gjithsesi deri më tani këto janë thjesht zëra merkatoje, pasi drejtor sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka mohuar se mund të ndodhë një shkëmbim i tillë. /abcnews.al