Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy shqiptarë nga Kosova janë plagosur në Zvicër të dielën pas një shkëmbimi zjarri në një restorant në Rickenbach afër qytetit Wil. Autori është ende në arrati.
“Pak pas orës 23:00 Policia e Kantonit Thurgau ka marrë një mesazh se kishte ndodhur një konflikt në një restorant në Rickenbach”, thotë Daniel Meili, zëdhënës i policisë së kantonit Thurgau.
Kërkimet për autorin e krimit janë ende duke vazhduar. Për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera.
Është duke u hetuar arsyeja e mosmarrëveshjes dhe fakti nëse autori dhe dy të plagosurit e njihnin njëri-tjetrin. /mv.abcnews.al