Shkëmbim zjarri mes serbëve dhe policisë së Kosovës në veri

schedule20:35 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 20:35 - 10 Dhjetor, 2022

Policia e Kosovës ka thënë se grupet kriminale që kanë bllokuar disa rrugë në veri të Kosovës kanë shtënë me armë zjarri kundër njësiteve policore në rrugën që të çon në pikën kufitare Bërnjak, e cila lidh Kosovën me Serbinë. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se zyrtarët policorë u janë përgjigjur këtyre sulmeve, po ashtu, me armë zjarri dhe sulmuesit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore, të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut”, thuhet në njoftimin e policisë në Kosovë.
Policia ka thënë se për të shtëna me armë zjarri është dëgjuar në disa pjesë të veriut, por nuk ka informacione për të plagosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!