Shkëmbim plumbash në Shkodër, djali i pronarit të furrës qëlloi 3 herë drejt makinës së autorit

schedule22:34 - 22 Mars, 2022

schedule 22:34 - 22 Mars, 2022

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Gazetari Aldo Kozarja raporton se pasi Armando Ndreu ka qëlluar me breshëri plumbash drejt furrës së bukës në lagjen Skënderbej, atij i është përgjigjur djali i pronarit. Sadet Sala ka qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të makinës së autorit pasi ky i fundit ka ndaluar së qëlluari.

Si ndodhi ngjarja?

Armando Ndreu del nga automjeti i tij tip ‘Golf’, i afrohet furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash, në një kohë kur në rrugë shihen të qarkullojnë edhe automjete të tjera. Pas kësaj edhe Sadet Sala kundërpërgjigjet me pistoletë duke shtënë drejt 32 vjeçarit, i cili largohet me vrap duke lënë automjetin në rrugë. Nuk raportohet për të plagosur. Policia ka ngritur grupe kontrolli në zonë për kapjen e Armando Ndreut. Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të në lagjen Skënderbej në Shkodër.  Autori ka qenë në gjendje të dehur kur janë zënë. 2 orë përpara se të qëllonte me armë drejt furrë së bukës, janë zënë. Më pas autori Ndreu ka shkuar në apartamentin e tij në katin e shtatë ka marrë kallashnikovin dhe ka zbritur poshtë. Në katin e parë ku ndodhet furra e bukës, autori ka qëlluar me breshëri drejt saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!