Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes së Teutës kundër Kukësit që përfundoi 0-0, në Oversport deklaroi: “Mungoi vetëm goli, por duhet të falënderoj djemtë që dhanë maksimumin. Luftuan, vrapuan, i bënë detyrat taktike. Nuk shënuam, por më kënaq loja”.
“Kartoni i kuq? Na ndihmoi, sepse kur luan një pjesë me një lojtar më shumë të ndihmon. Rastet i krijuam, por nuk arritëm të shënonim. Rrezikuam shumë pak, ishim në ekuilibër dhe skuadra më pëlqeu.
Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të kemi fatin me ne, sepse sot na mungoi vetëm goli. Kur skuadra vjen nga ndeshje jo të mira, është më e kujdesshme. Ndonëse ishim me një lojtar më shumë, në pjesën e dytë e meritonim një gol. Skuadra ishte në ekuilibër nuk rrezikoi”.
“Teuta ka qenë gati. Nuk erdha unë dhe bëra çudira. Futbolli ka ulje-ngritje. Nuk e ndryshova unë skuadrën për dy ditë. Arapi ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe po të fitonim do të ishte merita e tij. Ndoshta na kthehen disa lojtarë për ndeshjen tjetër kundër Tiranës”, tha Shkëmbi. / abcnews.al