Bledi Shkëmbi është prezantuar si trajner te Ballkani, duke pasuar Ismet Munishin. Korçari, i cili ka drejtuar më parë Teutën dhe Lirinë e Prizrenit, rikthehet në Kosovë dhe tani në një skuadër që pretendon titullin kampion.
Pjesë e stafit të tij do të jetë edhe italiani Francesco Vitobello, me të cilin Shkëmbi ka bashkëpunuar te Teuta, ndërkohë që ka afruar edhe Alban Shalën, i cili ishte në rolin e përgatitësit atletik te Laçi, deri para emërimit të Shpëtim Duros si trajner.
NJOFTIMI I KLUBIT DARDAN – “FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, prezantimin zyrtar të Kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunotrëve të tij, Francesco Vitobello në cilësi të ndihmësi trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.
Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore. Na priftë e mbara”, njofton klubi nga Suhareka. / abcnews.al