Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëmbi: Krist, Tefik, dua t’ju mund! Kam vetëm një dëshirë!

schedule15:09 - 1 Nëntor, 2019

schedule 15:09 - 1 Nëntor, 2019

“Do doja më shumë që ekipi në tërësi të ishte më mirë në fazën sulmuese dhe sulmuesit të ishin më afër portës dhe të shënonin rastet e paraqitura. Shpresoj që kjo të jetë ndeshja e kthesës”. Këto janë fjalët e para dhe dëshira e Bledi Shkëmbit, trajnerit të Teutës, para ndeshjes së ditës së nesërme me Tiranën.

Korçari doli sot para mediave në një konferencë për shtyp dhe shpreson që tifozët të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës së tyre. Një koment ai e bëri edhe për “ish”-ët e shumtë në të dyja kampet.

“Së pari shpresoj që tifozët të na mbështesin në çdo ndeshje dhe jo vetëm kur të luajmë me Tiranën. Sa i takon “ish”-ëve, mendoj se nuk do të thotë asgjë. Çdo lojtarë jep maksimumin me skuadrën që luan”, deklaroi Shkëmbi, i cili më tej tregon se e ka grupin të plotë. Mes të tjerash ai u ngacmua edhe për një sfidë personale me Julian Ahmatajn.

“Gjendja është e mirë, të gjithë janë të gatshëm. Të shohim se kë do të aktivizojmë nesër. Ekipi është stërvitur mirë, edhe pse unë nuk kam qenë. Përballja me Ahmatajn? Nuk e shoh si përballje individësh, është sfidë mes skuadrave. E kam thënë edhe vjet, nuk kemi garë mes njëri-tjetrit dhe as duhet të kemi. Gara është mes skuadrave. Çdo trajner bën maksimumin, të bëjë atë që duhet për të fituar”, shtoi korçari.

Më tej Shkëmbi bën “filozofin” kur pyetet se pse mendon se Teuta është më e fortë se Tirana: “Mendoj se Teuta është më e fortë se Tirana, pasi kam lojtarët e duhur për t’i mundur ata”. Durrsakët morën një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe Shkëmbi nuk dëshiron ta kthejë kokën pas.

Trajneri Bledi Shkëmbi dhe mbrojtësi Rustem Hoxha

“Nuk më pëlqen të kthehem pas, por të shoh përpara dhe të përmirësohemi. Nuk merrem fare me atë pjesën që çfarë kemi merituar apo jo. Analizat i bëjmë brenda ekipit. Unë dhe ekipi im nuk merremi me çfarë ka ikur. Presim të përmirësojmë momentet jo të mira që patëm me Bylisin. Patëm edhe momente të mira. Kryesorja janë rastet para portës. Duhet të jemi më të qetë për t’i finalizuar”.

Në fund ai foli edhe për sfidën me miqtë e tij në kampin bardheblu: “Te Tirana kam dy miq të mirë, si Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani. Pa diskutim që do të doja ta fitoja unë këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e bukur, e luajtur mirë dhe për arsyen që fusha do jetë në një nivel më të mirë se sa ka qenë. Kjo do të jetë një shkak që të jetë një ndeshje e bukur”.

RUSTEM HOXHA – Qendërmbrojtësi i Teutës, ishte krah trajneri Shkëmbi në konferencë dhe për mediat deklaroi: “Është një ndeshje e rëndësishme për ne, shpresoj që tifozët të jenë të shumtë në numër dhe të na mbështesin për të marrë një fitore. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë kthesën. Jemi përgatitur për këtë gjë dhe kam besim se do e bëjmë kthesën. Atmosfera është e mirë, pozitive. Besimi dhe morali është lart. Kam besim se do të bëjmë kthesën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!