Shkëmbi: Kam vetëm një merak me Partizanin! Titulli? E mendojmë

schedule18:03 - 4 Tetor, 2019

schedule 18:03 - 4 Tetor, 2019

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Partizanin. Korçari e di shumë mirë se skuadrën e tij e pret një takim i vështirë, por thekson se janë përgatitur për ta përballuar kundërshtarin.

“Të dyja skuadrat vijnë nga një moment i mirë, pas dy fitoresh. Kundër Partizanit është gjithmonë është vështirë. E dimë shumë mirë çfarë do të thotë për Partizanin të fitojë derbin dhe si ndikon në asketin psikologjik. Pavarësisht kësaj ne jemi përgatitur mirë në çdo aspekt për të përballuar Partizanin”.

MBROJTJA – “Reparti i mbrojtjes ka treguar siguri, por unë do të thosha se e gjithë skuadra ka punuar mirë në aspektin mbrojtës., Kemi një mungesë të rëndësishme si ajo e Todorovskit, por mendoj se nesër nuk do të jetë problem. Lojtari që e zëvendëson besoj se do e bëjë mirë detyrën e tij”.

MERAKU – “Vecaj vazhdon të jetë i dëmtuar. Shpresoj të bëhet gati pas ndeshjeve të kombëtares. Partizani kundër nesh vjet ka qenë shumë efikas. Na ka shënuar në shanset që ka pasur. Ky është meraku im. Uroj të mos kemi atë fatin e keq që Partizani të shënojë nga ndonjë gabim i yni. Ata kanë mesfushë dhe sulm të mirë”.

TIFOZËT DHE OBJEKTIVI – “Mungesa e tifozëve është minus për ne dhe për Partizanin. Një futbollist luan mirë kur ka tifozë, si kur i ka në mbështetje, ashtu edhe kur i ka kundër. Objektivi? Do bëjmë ndeshjen tonë, duam të marrim tre pikët gjithmonë. Pas ndeshjes bëhen analizat se sa kemi dhënë dhe sa kemi merituar. Shkojmë të luajmë futboll të mirë, të vëmë në vështirësi Partizanin dhe të tentojmë ta fitojmë”.

TITULLI – Shkëmbi nuk fshihet dhe e pranon se te Teuta e synojnë edhe titullin kampion “Mendohet edhe titulli te ne, por e dimë shumë mirë që është shumë e vështirë. Duhet të punojmë dhe të rregullojmë problemet që kemi pasur në këto javë”, përfundoi trajneri i durrsakëve deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!