Shkëmbi: Dinamo jo për mbijetesë! Kritikat e Demollarit? Të flasim në fushë

schedule13:29 - 4 Shkurt, 2022

schedule 13:29 - 4 Shkurt, 2022

Dinamo kërkon pikët maksimale kundër Kastriotit nesër dhe për ta është detyrim. Trajneri Bledi Shkëmbi është optimist për të ardhmen e bluve. Para mediave sot ai deklaroi:  “Nuk kemi pasur rezultatet që kërkonim, pikët që donim. Kemi bërë gabime, por jam i bindur që skuadra është ndryshe tani. Kam besim se pikët do të vijnë. Me atë që kemi dhënë në fushë, meritonim më shumë. Futbolli kështu është dhe e dimë këtë.

“Kastrioti? Kundërshtar shumë specifik, që jep mbi maksimumin. Janë agresiv në kuptimin e mirë të fjalës. Luajnë më mirë futboll me trajnerin e ti. Duhet të bëjmë maksimumin të fitojmë të treten, pasi na duhen pikët. I duhen edhe kundërshtarit, por ne më shumë. Uroj të kemi fatin me vete”.

“Nuk mendoj se do rrezikojmë të luajmë për mbijetesë. Duam të marrim sa më shumë pikë, të jemi të qetë. Kemi shumë besim se do ngjitemi lart në klasifikim. Kjo bëhet duke fituar ndeshjet. Me Egnatian nuk fituam, por ata që kanë luajtur e dinë se bëhet më e vështirë kundër 10 lojtarëve. Patëm raste, por nuk fituam. Shpresojmë ta bëjmë nesër”.

“Të tre lojtarët e afruar po rriten. Nuk janë ende në maksimumin e tyre. Po na ndihmojnë me mundësitë që kanë, sidomos Lilaj dhe Dennison. Reginaldo do na ndihmojë më shumë në vazhdim. Dje na është kthyer nga Covid-19. Sofranac mungon se është me temperaturë. Maliki ende nuk e dimë nëse do të jetë”.

“Kritikat e Demollarit? Janë fjalët e një emri të madh të Dinamos. Para disa ditësh e kam takuar rastësisht, së bashku me presidentin. Çdo fjalë që mund të thotë ne duhet të na kthehet si impenjim për të bërë më të mirën. Ne duhet të merremi me pjesën e asaj që duhet të bëjmë. Në futboll flitet vetëm në fushë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!