Shkëmbi: Dinamo është ndërtuar për titullin kampion, Ibraimi si “qershia mbi tortë”

schedule16:21 - 12 Shtator, 2021

schedule 16:21 - 12 Shtator, 2021

Dinamo u kthye në Kategorinë Superiore me fitore, duke mundur Kastriotin me shifrat 0-2. Pas ndeshjes i lumtur ishte Blendi Shkëmbi, i cili për Super Sport, u shpreh:

Jam i kënaqur për pjesën e parë, doja që edhe në të dytën të luanim në të njëjtën mënyrë. Na falet sepse kemi nevojë për kohë. Nuk duhet t’i falim kundërshtarit gjithë lojën në pjesën e dytë. Më vjen mirë që Chinedu shënoi dy gola.

Jam i bindur që së bashku me Skukën dhe Gjatën do jenë golashënues. E rëndësishme është të tregojmë atë për të cilën punojmë. Ky ekip është investuar për të luftuar për titullin kampion. Tifozëve unë u siguroj vetëm se do luftojmë fort për fitore ndaj çdo kundërshtari. Në fund bëhen llogaritë.

Ibraimi është qershia mbi tortë e jona dhe jam i bindur se do japë shumë më shumë seç dha sot. U përgatitëm mirë në miqësore dhe besova se rezultatet e mira do vinin. Por fjalët e mira mbarojnë direkt pas kësaj interviste dhe vazhdon puna për të përgatitur ndeshjen tjetër“, u shpreh Shkëmbi. /abcnews.al