Shkëlzeni në gjyq, Berisha: Të shkojë! Por ish-kryeministri sulmon SPAK: Asgjë nuk do gjejnë!

schedule15:09 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:09 - 22 Shtator, 2023

Nuk pati asnjë hezitim që i biri, Shkëlzen Berisha duhet të shkojë në Gjykatën e Posaçme, që në momentin e parë që do e thërrasin, si dëshmitar në gjyqin e Fatmir Mediut, për shpërthimin në Gërdec.

“Nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi.”

Por nuk hezitoi as të sulmojë si cdo herë në daljet e tij, organet hetimore.

“Siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale.Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë?”

Dhe vazhdoi ti qëndrojë strikt deklaratave të tij, se asnjë hetim nuk e prek të birin, Shkëlzen Berishën.

“Edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!”/abcnews.al