Shkëlzen Kastrati mori plumb në kokë, shoqërohen në polici disa persona

schedule10:23 - 2 Shkurt, 2021

schedule 10:23 - 2 Shkurt, 2021

Shkëlzen Kastrati mbeti dje viktimë e një atentati të mirëorgamizuar në Fier. Burime për gazetaren Valbona Davidhi konfirmojnë se pas ekzaminimit të trupit të Kastratit, rezultuan se goditjet kanë qenë në pjesën e krahut, ndërsa një plumb e ka goditur në kokë, i cili i ka marrë edhe jetën.

Mësohet se njërin plumb e ka në krah dhe tjetrin në ballë, pasi dyshohet se ka kthyer kokën në momentin e ngjarjes dhe ka parë autorin.

Pas ngjarjes, janë shoqëruar në Policinë e Fierit dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar çfarë kanë parë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe: Vrasësi i Shkëlzen Kastratit, profesionist. Gjendet arma me silenciator. Plumbi që i mori jetën objektivit

Edhe pse ende nuk ka një pistë të saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë çuar në ekzekutimin e 42 vjeçarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë.

Shkëlzen Kastrati që u ekzekutua ditën e djeshme  do të përcillet  sot në orën në 13.00 për në banesën e fundit.

Ngjarja ndodhi dje në mesditë në rreth rrotullimin e Sheqit në Fier. Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë tip “Range Rover”, e cila u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit. Policia ka gjetur brenda makinës një armë tip “Scorpion” me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur nga autori. g.v/abcnews.al