Shkëlzen Berisha do dëshmojë për ‘Gërdecin’/ Minxhozi: Bashkë me ’21 Janarin’, dy çështjet më të mëdha të pazbardhura

schedule19:25 - 3 Tetor, 2023

schedule 19:25 - 3 Tetor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi e sheh si një zhvillim korrekt, faktin që GJKKO pranoi kërkesën e SPAK-ut për të thirrur 71 dëshmitarët, përfshi Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se ‘Gërdeci’ dhe ’21 Janari’ janë dy çështjet më të mëdha që ende nuk janë zbardhur.

“Besoj është një zhvillim korrekt për një ngjarje që nuk ka ndodhur dhe nuk është sqaruar asnjëherë si duhet. Ka shumë fjalë këto muaj, në lidhje me veprimet e SPAK-ut për zbardhjen e episodeve që kanë të bëjnë me korrupsionin, abuzimin e fondeve, të detyrave shtetërore, njerëz që akuzohen për miliona të vjedhura apo të devijuara, por ngjarjet që kanë të bëjnë me veprat e vrasjes që janë më të rëndat, ku është përfshirë vetëm shteti, vijojnë të mbeten tabu. Dy janë më të famshmet deri më sot, të pazbardhura, ’21 janari’ dhe ‘Gërdeci’. Mendoj se SPAK duke u përpjekur të hedhë dritë me themel te këo dy ngjarje që vazhdojnë të mbajnë të lidhur jetën tonë politike, t’i mbajnë peng protagonistët e atyre dy ngjarjeve, po bën gjënë e duhur. Një nga të akzuuarit, Fatmir Mediuka kërkuar 90 dëshmitarë, dhe sot mori një përgjigje negative nga gjykata. Dihet gjithashtu se dhe prokuroria kërkon dëshmitarët e vet.

Bëhet fjalë për dëshmitarë, jo për të akuzuar apo të pandehur. Por e rëndësishme është që personazhet e përfolur, si të mirëinformuar, protagonistë, edhe Shkëlzen Berisha, edhe Aldo Bumçi, është mëse korrekte që të shkojnë para një tribunali, qodtë edhe me ‘xhaketën’ e një dëshmitari”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!