Shkëlqimi te St. Etienne dhe transferimi tek Arsenali, flet Saliba

schedule09:01 - 14 Shkurt, 2020

schedule 09:01 - 14 Shkurt, 2020

Mbrojtësi francez, William Saliba, bëri një sezon të shkëlqyer vitin e shkuar me ekipin e St. Etienne. Edhe pse asaj kohe vetëm 17 vjeç, iu besua qendra e mbrojtjes dhe Saliba e shpërbleu besimin, duke bërë ndeshje shumë të mira.

Në Francë, e konsiderojnë si “Mbappe i mbrojtjes”, dhe jo më kot Arsenali pagoi plot 27 milion sterlina për shërbimet e tij. “Topçinjtë” vendosën ta lënë edhe këtë sezon te St. Etienne, në formë huazimi.

Saliba, vetëm 18 vjeç, ka folur për mediet franceze, duke thënë se fokusi i tij për momentin, është vetëm te St. Etienne: “Tani, jam i fokusuar 300% te St. Etienne. Mendja ime është vetëm këtu. Vitin tjetër, do të jem tek Arsenali, por gjithmonë i kam ndjekur dhe i kam parë rezultatet e tyre”. Saliba do t’i bashkohet Arsenalit në verë dhe konsiderohet si e ardhmja e klubit londinez në prapavijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!