“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Dele Alli”, destinacioni i mesfushorit anglez është në…

schedule21:37 - 24 Gusht, 2022

schedule 21:37 - 24 Gusht, 2022

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Dele Alli”, kjo do të ishte fraza e duhur për të treguar situatën aktuale të mesfushorit të njohur anglez.

Ish-futbollisti i Tottenham konsiderohej si një nga talentet e futbollit anglez, pasi paraqitjet e tij me “Spursat” do të premtonin për të ardhmen, por siç duket vitet e fundit yllit i ka rënë shkëlqimi.

Te Tottenham 26-vjeçari humbi vendin e titullarit pasi forma e tij linte shumë për të dëshiruar, në këtë mënyrë u pa e arsyeshme të ndërronte ambient dhe mesfushori kaloi te Everton për të rifituar formën e dikurshme, për as këtë herë nuk mundi të kthehej Dele Alli i dikurshëm.

Sipas “The Athletic” tashmë është përcaktuar transferimi i Dele Allit nga Everton te Besiktas. Mesfushori anglez 26-vjeçar do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e nesërme. Besiktas-it i jepet e drejta për të blere kartonin e anglezit si në merkaton e ardhshme, ashtu edhe në verën e vitit 2023.

Dele Alli ka zhvilluar me kombëtaren e Anglisë 37 ndeshje. Beşiktaş nuk do t’i paguajë asnjë tarifë Evertonit për këtë transferim. Tashmë mesfushori është në kërkim të një sfide të re në Turqi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!