“Shkëlqimi dhe rënia e Sarrit”, zbulohet dëshira e tifozëve të Juventusit

schedule21:35 - 5 Mars, 2020

schedule 21:35 - 5 Mars, 2020

Maurizio Sarri mori drejtimin e Juventusit verën e kaluar, por nuk ka arritur të bindë tifozët bardhezi. Ish-trajneri i Napolit dhe Chelsea u përzgjodh për të rritur cilësinë e lojës së “Zonjës së Vjetër”, diçka që nuk ka ndodhur ende.

Skuadra është e përfshirë nga kaosi në aspektin e lojës, trajneri nuk po ia del të aplikojë idetë e tij, teksa edhe rezultatet janë më negative se paraardhësi i tij, Max Allegri. Zërat e shkarkimit të tij janë shtuar dhe tifozët nuk besojnë më te Sarrizmi.

Eurobet ka kryer një sondazh dhe vetëm 3.5% janë pro konfirmimit të 61-vjeçarit në pankinë. I preferuari i popullit juventin është Gian Piero Gasperini, i cili po fiton e zbavit tifozët me Atalantën fantastike që ka krijuar.

35% të votave ka marrë trajneri i Djimsitit, duke lënë pas një emër të madh si Pep Guardiola (31%). Më poshtë renditen emra si Zidane (11%), Simone Inzaghi (6.5%), ndërsa rikthimi befasues i Allegrit dëshirohet nga vetëm 2.5% e tifozëve. /abcnews.al

 

Gasperini dhe Guardiola

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!