U largua vetëm 20 vjeç nga “bardheblutë” e Tiranës dhe tani është një ndër më të mirët e kampionatit polak dhe skuadrës së tij Legia Ëarzaëa. Bëhet fjalë për talentin e Kombëtares shqiptaer, Ernest Muçi, i cili pas dy vitesh të shpenzuara në Poloni, duket se do të nisë një “aventurë” të re.
Për talentin nga Tirana interesohen spanjollët e Celta Vigo, skuadër kjo me goxha eksperiencë në La Liga dhe arenat evropiane, por që arriti të pozicionohej vetëm në vendin e 13-të, sezonin e shkuar dhe Muçi mund të ndihmojë jo pak ekipin të arrijë sërish një pozicion për kualifikueset evropiane.
Megjithatë pavarësisht, interesimit nga spanjollët deri më tani nuk raportohet të ketë ndonjë ofertë zyrtare nga Celta Vigo dhe nuk dihet nëse thjesht aludohet apo ka vërtetë diçka konkrete për transferimin e 22-vjeçarit në La Liga.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, me polakët e tij, Muçi u aktivizua në plot 37 ndeshje, ku ka arritur gjithashtu të shënojë dhe 6 gola, si dhe të dhurojë plot 7 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al