Shkëlqeu në Ligue 1, tekniku italian pranë firmës me “gjigantët” e Evropës

schedule20:56 - 23 Maj, 2024

schedule 20:56 - 23 Maj, 2024

“Harkëtarët” e Ajax e kanë gati trajnerin e ri. Klubi holandez ka vendosur t’i besojë pankinën italianit Francesco Farioli, i cili vjen pas një sezoni mjaft pozitiv me francezët e Nice në Ligue 1, ku arriti të thyejë pritshmëritë dhe të garojë në nivele të larta.

Pavarësisht se është vetëm 35 vjeç Farioli ka firmosur me “gjigantët” e Holandës një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në verën e 2027-ës, teksa pritet të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës dhe rikthimin e Ajax në nivelet më të larta të futbollit holandez.

Francesco Farioli ka një kontratë të shkurtër si trajner, pasi ka qenë më parë te turqit e Fatih Karagumruk e më pas tek Alanyaspor, teksa u bë i njohur vetëm sezonin që sapo u mbyll, me punën fantastike të bërë te Nice. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!