Qazim Laçi shkëlqeu në javën e parë të Ligue 2 me Ajaccio në ndeshjen ndaj Toulouse, e përfunduar me shifrat 2-2, me skuadrën e mesfushorit tonë, që luajti nga mesi i pjesës së parë me 10 lojtarë.
Gjithsesi, kjo nuk e pengoi Laçin të ishte edhe ofensiv dhe të shënonte dy gola, njëri më i bukur se tjetri, duke i dhuruar ekipit të tij pikën e parë në kampionat.
Pas kësaj paraqitje të shkëlqyer, ai meritoi një vend në formacionin më të mirë të javës në Ligue 2. Sofascore e vlerëson mesfushorin e kombëtares sonë me notën 8.6. /abcnews.al