Shkëlqeu në Evropianin e Gjermanisë, “Të Kuqtë” e Liverpool pranë akordit për “gardianin” gjeorgjian

schedule21:56 - 24 Gusht, 2024

schedule 21:56 - 24 Gusht, 2024

Ishte ndër “yjet”, që shkëlqeu më fort në Euro 2024.

Pavarësisht se nuk ishte pjesë e formacionit më të mirë të kompeticionit, apo nuk mori vlerësimin si portieri më i ri, të gjithë mund të thuhet se janë në një mendje, për talentin e madh që posedon “gardiani” gjeorgjiani, Giorgi Mamardashvili.

“Shtatlarti” i “Kryqtarëve” ishte më i miri në Gjermani, të paktën sipas statistikave, ku bëri një numër të madh pritjesh duke qenë një nga protagonistët e arritjes deri në fazën e 1/16-ve, në rrugëtimin e tyre të parë, në një kompeticion madhor.

Falë këtyre performancave, Mamardashvili ka rënë në “radarët” e “gjigantëve” të futbollit evropian, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave për të janë interesuar Newcastle e Chelsea, në Premier League, Bayern Munich, në Bundesliga dhe Inter, në Serie A.

Në një situatë të tillë, klubi i Valencia, pjesë e së cilit është edhe Mamardashvili ka filluar të bëjë edhe lëvizjet e para, ku pasi transferoi “gardianin” maqedonas, Stole Dimitrievksi, nga Rayo Vallecano, tashmë i ka vendosur edhe çmimin 23-vjeçarit gjeorgjian, çmim që shkon në shifrën e 40 milionë eurove.

Tanimë nuk mbetet më gjë për të diskutuar por vecsse të presim e të shohim se cili prej klubeve në fjalë do të jetë i gatshëm për të investuar shifrën e majme për Mamardashvili.

Megjithatë deri më tani duket se “Bardhezinjtë” e Newcastle që janë stepur disi nga shifra dhe Bayern e Inter nuk mendojnë të bëjnë transferime të mëdha kur kanë në skuadër emra si Neuer e Yann Sommer dhe mund të thuhet se më afër transferimit të gjeorgjianit janë “Të Kuqtë” e Liverpool. /i.m /abcnews.al