Shkëlqeu në Euro 2024, Fiorentina vihet pas Thomas Strakoshës

schedule23:50 - 28 Qershor, 2024

schedule 23:50 - 28 Qershor, 2024

Pavarësisht, se “gardiani” italian Pietro Terracciano bëri paraqitje të mira në sezonin e fundit, me “Violët” e Fiorentina, këta të fundit kanë filluar të mendojnë seriozisht për një ndryshim këtë sezon, teksa pas aludimeve për “gardianin” e Atalanta, Juan Musso, tashmë në Firence janë përhapur lajmet, se një ndër objektivat është edhe “gardiani” i Kombëtares sonë, Thomas Strakosha.

Portieri “kuqezi”” nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Brentford, megjithatë në Euro 2024 bëri një prezantim shumë të mirë, duke qenë një prej më të mirëve në fushën e “Legjionarëve”, duke i shpëtuar jo pak herë nga gola të sigurtë dhe nga një turp edhe më i madh.

Ish-portieri i Lazio do të rikthehej me kënaqësi në Serie A dhe Fiorentina sigurisht që do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, por duhet theksuar se si Strakosha dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent dhe tanimë mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të bëhet shtëpia e re e “gardianit” të “Kuqezinjve”. /i.m /abcnews.al