Ylli i ri i Borussia Dortmund, Jude Bellingham, është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Anglisë. Mesfushori fillimisht ishte thirrur në skuadrën U-21, por nga dëmtimet e paparashikuara të Trent Alexander-Arnold dhe James Ward-Proëse, ai do të kalojë në ekipin e parë.
17-vjeçari ra në sy me paraqitjet e tij që në sezonin e kaluar kur ishte pjesë e Birmingham Cityt. Madje klubi anglez tërhoqi dhe fanellën e tij kur ai u largua për të kaluar në radhët e Borussia Dortmund. Bellingham e vërtetoi se shumë shpejt do të jetë mes më të mirëve në botë dhe në Bundesliga, ku deri më tani ka asistuar një herë në gjashtë ndeshjet e para.
BREAKING: Jude Bellingham has been called up to the England squad for the first time following the withdrawal of James Ward-Prowse through injury.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 10, 2020
Gjithashtu, Jude është një nga më të mirët për sa i përket moshatarëve të tij, pasi renditet shumë lartë krahasuar me lojtarët e tjerë. Kujtojmë që Anglia do të luajë tre ndeshje këtë muaj, konkretisht kundër Irlandës, Belgjikës dhe Islandës. /abcnews.al