Shkëlqeu me Skënderbeun në Superiore, qendërmbrojtësi i korçarëve firmos zyrtarisht në Kosovë

schedule18:20 - 12 Qershor, 2022

schedule 18:20 - 12 Qershor, 2022

Leonat Vitija ishte një nga lojtarët kryesorë të Skënderbeut në “Abissnet Superiore” këtë sezon, i cili me paraqitjet e tij ra në syrin e disa skuadrave të cilat shfaqën interes për shërbimet e tij, por tashmë lojtari ka gjetur menjëherë skuadër të re, ku do të vazhdojë edhe karrierën e tij.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar ka vendosur të kthehet në Kosovë, ku ka firmosur kontratë me skuadrën e Dritës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Gjilani, ku 21-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me “Intelektualët”.

“Leonat Vitija 3 vite me DRITËN. Talenti i Skënderbeut, Leonat Vitija, qendërmbrojtës, ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin tonë.

Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, z.Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA.

Leonati për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skënderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës. FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese me klubin tonë”, shkruan klubi i Dritës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!