Shkëlqeu me Laçin dhe Partizanin, fantazisti i njohur shpallet lojtari i vitit

schedule19:52 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 19:52 - 26 Dhjetor, 2019

Marko Cetkovic është një emër i njohur në Kategorinë Superiore. Fantazisti nga Mali i Zi ka qenë pjesë e Laçit dhe Partizanit në futbollin shqiptar, teksa fitoi dashurinë dhe respektin e tifozëve me futbollin që luante.

Vitet më të bukura i kaloi në Kurbin, aty ku fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë në vitin 2015. Në janar të vitit 2017 erdhi kalimi te “Demat”, por aventura në kryeqytet zgjati vetëm gjashtë muaj. Prej verës së vitit 2018 është pjesë e Sutjeskës në kampionatin e Malit të Zi.

Cetkovic gjatë një derbi kundër Tiranës

Cetkovic ia doli të fitonte titullin kampion sezonin e kaluar, teksa ishte lojtari kyç i ekipit të tij. Raundi i parë në Champions League u kaluar me sukses. Sutjeska eliminoi Slovan Bratislavën nga pika e penalltive, por më pas u eliminua nga Apoel.

Ekipi i Cetkovic renditet në vend të dytë, tetë pikë poshtë Buducnostit kryesues, dhe ia ka dalë të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës. 33-vjeçari ka shënuar 7 gola këtë sezon dhe së fundmi është shpallur futbollisti i vitit në kampionatin malazez. Një sukses i merituar për një nga lojtarët e huaj më cilësorë që kanë luajtur në futbollin shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!