Është padyshim një talent i madh dhe këtë na e rikujton vazhdimisht.
Talenti 21-vjeçar i sulmit, Cristian Shpendi ka shkëlqyer sërish në kategorinë e dytë të futbollit, Serie B, në fitoren 2-0 së skuadrës së tij, Cesena ndaj Brescia, në përballjen e vlefshme për javën e dhjetë të këtij sezoni.
Golat erdhën secili në çdo pjesë, me “yllin” e Kombëtares U21, që shënoi të dy golat nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngjitur skuadrën e tij në vendin e 7-të të renditjes me 14 pikë, një pikë më shumë se Brescia, me të dyja skuadrat që janë në garë për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian. /i.m /abcnews.al